GREQI – Cipras cakton ministrin e ri të Mbrojtjes dhe kërkon votëbesim në parlament

ATHINË, 13 janar /ATSH-ANA/ – Për katër vite patëm një partnership të ndershëm… edhe pse vinim nga familje të ndryshme politike, deklaroi sot kryeministri grek, Aleksis Cipras duke iu referuar bashkëpunimit me partinë ”Grekët e pavarur” (ANEL) dhe liderit të saj, Panos Kamenos, i cili njoftoi largimin nga koalicioni qeveritar dhe nga posti i ministrit të Mbrojtjes.

“Pranova dorëheqjen e tij”, tha Cipras për gazetarët.

”Ministri i ri i Mbrojtjes do të jetë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare Helene, admirali Evangjelos Apostolaqis”, shtoi Cipras duke theksuar se qeveria do të përpiqej të rinovonte mandatin e saj duke kërkuar menjëherë një votëbesim në parlament./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.