BERLIN – Pesë gjykata evakuohen pas kërcënimeve me email për bomba

BERLIN, 11 janar /ATSH-ANSA/ – Të paktën stafi i pesë gjykatave në të gjithë Gjermaninë u evakuan sot, pas kërcënimeve për vendosje bombash, të dërguara me email, njoftuan departamente të shumta të policisë.

Gjykatat e prekura ishin në Erfurt, Kiel, Magdeburg, Potsdam dhe Wiesbaden.

Policia tha se emailet, e arritura në mënyrë anonime, bënin fjalë për sulme në të gjithë vendin.

Rreth 200 vetë duhej të evakuoheshin nga gjykata në Potsdam.

Zonat përreth ndërtesës u bllokuan dhe u fut një qen antieksploziv.

Gjykata në Erfur u kontrollua dhe më pas 30 punonjësit e saj u lejuan të ktheheshin në  vendin e punës./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.