UASHINGTON – OAS-ja shpall jolegjitime qeverinë e Maduros

UASHINGTON, 10 janar /ATSH-AFP/ – Organizata e Shteteve Amerikane (OAS) miratoi sot një rezolutë që synon të shpallë jolegjitime mandatin e dytë të presidentit venezuelas Nicolas Maduro.

Kjo deklaratë, e miratuar nga 19 shtete (6 kundër, 8 abstenim dhe 1 mungonte) gjatë një sesioni të jashtëzakonshëm, shpall “jolegjitime mandatin e Nicolas Maduro që filloi sot më 10 janar”.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, bëri sot betimin për një mandat të dytë prej gjashtë vitesh, i kundërshtuar nga opozita dhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.