TAJVAN – Kryeministri Lai jep dorëheqjen

TAJPEI, 10 janar /ATSH-DPA/ – Kryeministri i Tajvanit, Lai Ching dha dorëheqjen pas humbjes së partisë së tij në zgjedhjet lokale të nëntorit.

Lai ua dha lajmin gazetarëve përpara se të shprehte zyrtarisht vendimin e tij në ndërtesën e parlamentit.

”Propozimi i buxhetit është miratuar dhe unë do të organizoj një takim nesër para se anëtarët e kabinetit tim të japin dorëheqjen në masë’’,  theksoi ai.

Lai tha se presidentja Tsai Ing-wen pranoi planin e tij për t’u larguar dhe do të shpallë pasardhësin.

Pasardhësi i mundshëm i Lait mund të jetë ish-kryeministri Su Tseng-chang i partisë Demokratike Progresive e Pavarur (DPP), sipas medias lokale.

Lai mori detyrën më 8 shtator 2017./ /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.