KShH asistencë ligjore falas për gazetarët që u shkelen të drejtat e tyre

TIRANË, 10 janar /ATSH/ – Që prej muajit nëntor 2018 Komiteti Shqiptar i Helsinkit ofron asistencë ligjore falas për gazetarët që kërkojnë të ndjekin në rrugë ligjore shkeljen e të drejtave të tyre.

Në këtë kuadër Komiteti Shqiptar i Helsinkit me mbështetjen e Ambasadës britanike zhvilloi një trajnim me avokatët e rinj gjatë, të cilit u trajtua çështja e të drejtave të punës të gazetarëve.

Ekspertë dhe avokatë diskutuan rreth problematikave të të drejtave të punës së gazetarëve duke vijuar më tej edhe me analiza të rasteve të prezantuara nga gazetarët gjatë workshop-eve të organizuara.

Këto ishin disa nga temat e një dite të gjatë diskutimesh mbi të drejtat e gazetarëve në kuadër të projektit “Mbështetje për median e pavarur në Shqipëri” financuar nga Ambasada britanike në Tiranë.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.