Agjencia Telegrafike Shqiptare

FUTBOLL – Ramsey vesh fanellën e Juventusit

LONDËR, 10 janar /ATSH-AA/ – Futbollisti aktual i Arsenalit, londinezi Aaron Ramsey, sipas informacioneve të medieve italiane dhe britanike, ka arritur marrëveshje me Juventusin dhe në qershor duhet t’i bashkëngjitet kampiones së Italisë.

Kontrata do të nënshkruhet javën e ardhshme në Torino, ndërsa Ramsey do të  të fitojë 7,5 milionë euro në vit.

Uellsiani arriti në Arsenal në vitin 2008 nga Cardiff City.

Për “topçinjtë” ka luajtur 354 ndeshje dhe ka shënuar 61 gola. Për kombëtaren e Uellsit ka luajtur 58 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version