Pacolli në Berlin, takim me homologun gjerman

PRISHTINE, 9 janar /ATSH/ -Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani.

“Nga Frankfurti zgjodha trenin për të udhëtuar drejt Berlinit, ku nesër do të zhvilloj vizitën zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë. Me homologun tim Mass do të diskutojmë shumë çështje të interesit të përbashkët”, shprehet Pacolli.

Ai thekson se mbështetja gjermane për vendin tonë është e rëndësishme në konsolidimin e shtetit dhe mbylljen e procesit të normalizimit të raporteve me Serbinë. /KosovaPress//e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.