Meta dekreton katër ministrat e rinj

TIRANË, 9 janar /ATSH/- Presidenti i Republikës Ilir Meta dekretoi të mërkurën katër ministrat e propozuar nga Kryeministri Edi Rama.

Presidenti Ilir Meta dekretoi emërimin e Anila Denajt, ministre e Financave dhe Ekonomisë, Besa Shahinin, ministre të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Belinda Ballukun, ministre të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Elva Margaritin në postin e ministres së Kulturës.

Ndërkohë Kreu i Shtetit, nuk ka dekretuar ende shkarkimin nga detyra të Ditmir Bushatit, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme. e.xh/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.