Dhjetëra qytetarë të Kavajës dhurojnë gjak

TIRANË, 9 Janar /ATSH/ -Dhjetëra qytetarë të Kavajës iu bashkuan sot vullnetarisht thirrjes së “Aleancës për Dhurimin e Gjakut” duke organizuar të parën seancë dhurimi për vitin 2019.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i pranishëm në Kavajë gjatë kësaj seance dhurimi duke vlerësuar ndjenjën e lartë të humanizmit dhe të solidaritetit të qytetarëve të Kavajës.

Duke falënderuar kryebashkiakun Isa Sakja, Presidenti Meta u shpreh “besimplotë se kjo fushatë ndërgjegjësimi për këtë kauzë humane nuk do të ndalet por do vijojë në të gjitha qytetet e vendit për përmbushjen e qëllimit të saj qytetar dhe fisnik”.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.