BRUKSEL, 9 janar /ATSH-AFP/ – Shkalla e papunësisë në eurozonë shënoi rënie në 7,9% në nëntor, në nivelin më të ulët që prej tetorit 2008, njoftoi sot Zyra Europiane e Statistikave, Eurostat.
Kjo shifër është më e mirë se ajo e parashikuar nga analistët e intervistuar nga ofruesi i shërbimeve financiare ‘’Factset’’, të cilët parashikonin normës mbi 8,1%.
Eurostat gjithsesi rishikoi me rënie shifrën që kishte paraqitur për tetorin 2018. Ai raporton tashmë normën në 8,0% dhe jo 8,1% siç kishte njoftuar më 30 nëntor 2018.
Papunësia në zonën euro nuk ka reshtur së shënuari rënie që prej shtatorit 2016 ku arriti nën pragun simbolik prej 10,0%. Megjithatë mbetet ende shumë më e lartë se norma mesatare përpara krizës financiare të 2007-2008, ku arriti nivelin e 7,5%./ /v.b/ a.jor.