Ulja e temperaturave, bashkia e Korçës ndihma për 54 familje në nevojë

TIRANË, 8 janar/ATSH/-  Bashkia e Korçës në këto ditë të ftohta dimri të këtij fillimviti, u ka ardhur në ndihmë 54 familjeve në nevojë.

“Ofruam ushqime, veshmbathje dhe lëndë ngrohje për 25 familje me vështirësi ekonomike”, bëri të ditur bashkia e Korçës.

Sipas saj, në bashkëpunim me donatorë të tjerë dhe me mbështetjen e biznesit, 54 familje në qytet dhe shumë të tjera në fshatra do të përfitojnë pako ushqimore dhe ndihma për të përballuar kushtet ekstreme të motit.

Bashkia e Korçës ka gjithmonë në qendër të vëmendjes familjet në nevojë, duke ofruar për to ndihma në ushqime dhe veshmbathje. /k.s/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.