RUMANI – Drejtuesja e përkohshme e Prokurorisë antikorrupsion heq dorë nga posti

BUKURESHT, 8 janar /ATSH-AFP/ – Drejtuesja e përkohshme e Prokurorisë kombëtare antikorrupsion (DNA),  Anca Jurma njoftoi sot se heq dorë nga zgjatja e qëndrimit në postin e saj, duke përmendur një ‘’ambjent armiqësor’’ në ushtrimin e funksionit të saj në Rumani, vend i cili mban që nga 1 janari presidencën e radhës së BE-së.

‘’Kam dhënë më të mirën time që DNA-ja të funksiononte më së miri, pavarësisht ambjentit armiqësor në të cilin istitucioni duhet të punojë’’, sqaron Jurma, magjistratja e cila pasoi në korrik Laura Codruta Kovesi, një figurë e respektuar e cila u shkarkua nga shumica e majtë.

Jurma pohoi se nuk gëzonte më kushtet e nevojshme për të vijuar punën e saj, duke përmenduar kryesisht publikimin keqdashës të një prej bisedave të saj private.

Element kyç në luftën kundër korrupsionit në Rumani, DNA-ja është bërë objekt i sulmeve të forta nga social-demokratët (PSD) në pushtet, të cilët e akuzojnë rregullisht për tejkalim të kompetencave./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.