“Polici, miku im”, synon zbutjen e paragjykimeve ndaj punës së policisë

TIRANË, 8 janar /ATSH/ – Suedia mbështet projektin ”Polici, miku im” i cili synon që të gjithë, por sidomos të rinjtë, të njohin më mirë rolin e një oficeri dhe procesin e punës në polici.

Ambasada e Suedisë në Shqipëri thekson se ky projekt shërben që të zbusë paragjykimet për atë që ndodh brenda ambienteve të policisë, si dhe të rrisë bashkëpunimin me policinë si pjesë e të jetuarit së bashku në komunitet me të drejtat dhe përgjegjësitë për gjithsecilin.

Në kuadër të këtij projekti janë zhvilluar vizita në ambientet e Drejtorive Vendore të Policisë nga nxënësit e disa shkollave në Shqipëri.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.