Nuk kalon Vetingun, shkarkohet nga detyra kryetari i Gjykatës së Sarandës

TIRANE, 8 janar/ATSH/- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra kryetarin e Gjykatës së Sarandës Alltun Çela.

Trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Genta Tafa (Bungo) publikoi sot vendimin për kryetarin e Gjykatës së Sarandës, pas seancës së zhvilluar më 4 janar.

Sipas këtij vendimi dhe hetimeve të zhvilluara, Çela rezultoi me problem në të tre kriteret e vlerësimit të Vetingut, ligjshmërinë e pasurisë, verifikimin etik dhe profesional.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se Alltun Çela nuk justifikonte pasurinë, pasi u gjet mospërputhje më deklaratat e tij.

/a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.