HOLANDË – Amsterdami akuzon Teheranin për dy vrasje

AMSTERDAM, 8 janar /ATSH-AFP/ – Qeveria holandeze akuzoi sot Teheranin se është implikuar në vrasjet e kryera në Holandë në vitet 2015 dhe 2017 të dy holandezëve me origjinë iraniane.

“Shërbimet sekrete holandeze (AIVD) kanë informacione të forta se Irani ka qenë i përfshirë në likuidimin e dy qytetarëve holandezë me origjinë iraniane në Almer në vitin 2015 dhe në Hagë në 2017”, thuhet në një letër të dërguar në Parlament dhe të firmosur nga ministrat holandezë të Punëve të Jashtme dhe të Brendshme. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.