KAMBOXHIA – Festohet 40-vjetori i rrëzimit të regjimit të Kmerëve të Kuq

PNOM PEN, 7 janar /ATSH-AFP/ – Dhjetëra mijëra kamboxhianë u mblodhën sot në stadiumin e Pnom Penit për të përkujtuar 40-vjetorin e rrëzimit të regjimit të Kmerëve të Kuq, ku do të mbahet një meshë e madhe e organizuar nga kryeministri i përjetshëm, Hun Sen.

”Sot po zhvillojmë këtë ceremoni për të rijetësuar kujtimin e paharrueshëm të krimeve më çnjerëzore të regjimit të Pol Pot-it’’, deklaroi Hun Sen, një ish-anëtar i Kmerëve të Kuq.

Këto maoistë radikalë iu imponuan kamboxhianëve katër vite vuajtje dhe persekutime midis periudhës 1975 dhe 1979 ku u regjistruan rreth dy milionë të vdekur.

Regjimi i Pol Pot-it u rrëzua më 7 janar 1979 në sajë të një ofensive vietnameze me pjesëmarrjen e Hun Senit, i cili ndryshoi qëndrim dhe u strehua në Vietnamin fqinj./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.