BRUKSEL – BE-ja përshëndet rritjen e importeve të sojës amerikane

BRUKSEL, 7 janar /ATSH-DPA/ – Soja e importuar nga SHBA-ja vlen sa tre të katërtat e totalit që hyn në BE, njoftoi sot Komisioni Europian, duke treguar dëshirë për të ulur tensionet tregtare para vizitës në Uashington nga komisionerja e BE-së për Tregtinë, Cecilia Malmstrom.

Marrëdhëniet tregtare mes Brukselit dhe Uashingtonit kanë qenë të tensionuara që kur presidenti amerikan, Donald Trump ngriti tarifat mbi importin e çelikut dhe të aluminit vitin e kaluar, ndërkohë që ka kërcënuar se do të ketë rritje të taksave edhe për automjetet që vijnë nga BE-ja.

Në korrik, Trump u takua me presidentin e Komisionit Europian, në përpjekje që të zbuten tensionet tregtare.

Ata vendosën, mes të tjerash, që të punojnë për të reduktuar barrierat dhe të rrisin tregtinë në fusha të ndryshme përfshirë edhe sojën. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.