SHBA – Trump: Progrese të pakta në bisedimet për dhënien fund bllokimit të pjesshëm të administratave federale

UASHINGTON, 6 janar /ATSH-AFP/ – Bisedimet për t’i dhënë fund “shutdown”, bllokimit të pjesshëm të administratave federale amerikane i cili po hyn në javën e tretë, shënuan progrese të pakta të shtunën por do të vijojnë edhe sot, pohoi presidenti Donald Trump.

Zëvendëspresidenti, Mike Pence u takua të shtunën me Chuck Schumer, kreu i demokratëve në Senat i kontrolluar nga republikanët dhe demokraten Nancy Pelosi, e cila u zgjodh të enjten kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, ku demokratët zotërojnë shumicën.

‘’Zëvendëspresidenti Mike Pence dhe ekipi i tij sapo dolën nga Shtëpia e Bardhë. Ata më informuan për takimin me përfaqësuesit  Schumer/Pelosi. Sot u shënuan progrese të pakta, por një takim i dytë është planifikuar për nesër”,  shprehet Trump në një postim në  ‘’Twitter’’./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.