FILIPINE – Përshkallëzohet bilanci në 126 të vdekur, pas stuhisë dhe rrëshqitjes së dheut

MANILA, 6 janar /ATSH-AFP/ – Të paktën 126 persona vdiqën si pasojë e stuhisë që përfshiu Filipinen qendrore pas Krishtlindjes, sipas një raporti të ri të njoftuar të dielën nga autoritetet, numri më i madh i vdekjeve u shënua nga rrëshqitja e dheut.

Përmbytje të shumta u shkaktuan nga kjo valë e fortë stuhie që goditi ishujt në arkipelagun lindor dhe qendror më 29 dhjetor. Bilanci i mëparshëm raportonte për 68 të vdekur.

Mbi njëqind persona vdiqën në rajonin malor Bicol, në juglindje të Manilës, njoftuan zyrtarë të Shërbimeve për Menaxhimin e Katastrofave Natyrore./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.