TURQI – Patriarku i Kostandinopojës zyrtarizon Kishën e re të Ukrainës

STAMBOLL, 5 janar /ATSH-AFP/ – Patriarku Bartolome i Kostandinopojës nënshkroi sot në Stamboll dekretin që konfirmon zyrtarisht krijimin e Kishës ukrainase të pavarur nga Moska, njoftoi media.

”Të dashur ukrainas, kjo është ngjarje historike! Sot është një ditë e madhe’’, deklaroi duke falenderuar patriarkun presidenti ukrainas, Petro Porochenko i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të dekretit (tomos).

Ish-presidenti ukrainas, Viktor Janukoviç ishte gjithashtu i pranishëm në ceremoni./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.