Moska kërkon sqarime pas arrestimit të një shtetasi rus nga FBI-ja

MOSKË, 5 janar /ATSH-AFP/ – Rusia kërkoi sot sqarime nga ana e SHBA-së në lidhje me arrestimin e një shtetasi rus nga FBI-ja në fund të dhjetorit, pak pas arrestimit në Moskë të një amerikani i akuzuar për spiunazh.

Sipas Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Dmitri Makarenko lindur në vitin 1979 u arrestua në momentin e mbërritjes në aeroportin e Saipan, në ishujt Marianë të Veriut, territor sovran në SHBA i cili ndodhet në Detin e Filipineve.

‘’Ambasada ruse në Uashington u informua për rastin jo nëpërmjet forcave amerikane të rendit, por nëpërmjet të afërmve të tij’’, theksoi Ministria në një komunikatë, duke akuzuar SHBA-së për shkelje të ligjit konsullor./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.