HAPËSIRË – Një teori e re zgjidh misterin e materies së errët

LONDËR, 5 janar /ATSH-ANSA/ – Afrohet në horizont një shpjegim i mundshëm për misterin e materies së errët dhe të energjisë së errët, që përbëjnë 95% të Universit.

Këto dy elemente që sot janë të panjohur në të vërtetë mund të jenë një fenomen i vetëm, një lloji lëngu i pajisur me masë negative (që shkon në drejtimin e kundërt të objektit që është shtyrë) dhe gravitet negativ (që shtyn atë që i afrohet) dhe sipër kësaj lundron materia e zakonshme me masë pozitive, sipas një teorie të re të përpunuar nga astrofizikani, Jamie Farnes i universitetit të “Oxford”.

Kjo teori e publikuar në revistën “Astronomy & Astrophysics” duket se konfirmon një hipotezë të bërë një shekull më parë nga Albert Ajnshtajni.

Në fakt ishte vitit 1918 kur fizikani jepte të dhënën e parë të ekzistencës së një universi të errët duke futur në ekuacionet e tij një parametër që quhej konstantja kozmologjike, që sot njihet si sinonime e energjisë së errët. Përshkrimi i kësaj konstanteje i dhënë nga Ajnshtajni dukej sikur paraqiste një univers të mbushur plotë me materie që kishte masë negative.

Ekzistenca e saj më pas u përjashtua sepse mendohej se kjo materie duhej të vinte dhe të rrallohej gjithnjë e më shumë për shkak të zgjerimit të universit, ndërsa vëzhgimet indireket mbi energjinë e errët tregonin krejtësisht të kundërtën.

Astrofizikani i “Oxford” kaloi këtë pengesë duke hipotizuar një prodhim të vazhdueshëm të masës negative, për pasojë nuk rrallohet me zgjerimin e kozmosit.

Vërtetësia e kësaj teorie mund të verifikohet në të ardhmen falë radioteleskopit më të madh në botë, “Square Kilometre Array” (SKA), që po ndërtohet në Afrikën e Jugut dhe Australi.

“Nëse kjo hipotezë e kalon provën, do të thotë se 95% e universit që nuk e njohim ka një zgjidhje shumë të thjeshtë, mjafton të vendosim shenjën minus”, përfundon Farnes. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.