Dua Lipa, në mesin e 10 albumeve më të shitura për 2018

TIRANË, 5 janar /ATSH/ – Dua Lipa është artistja femër me albumin më të shitur për vitin 2018. Ajo ishte e vetmja këngëtare në top 10 albumet më të mira të artistëve vitin e kaluar.

Albumi ‘Dua Lipa’ ndodhet në vendin e nëntë në tabelën e Official Charts.

Dua Lipa gjithashtu kishte këngën e dytë më të transmetueshme të vitit, One Kiss, me Calvin Harris, si dhe këngën e nëntë më të transmetuar, IDGAF.

Vendin e parë e mban “The Greatest Showman” e Motion Picture Cast Recording.

Ndërsa vetëm katër nga Top 20 albumet në kategori ishin nga femra. “Always In Between” i Jess Glynne  qëndron në vendin e 14-të, “Sweetener” i Ariana Grande në vendin e 16-të dhe “The Architect” i Paloma Faith në vendin e 17-të. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.