Veliaj jep lajmin e mirë: “Fshati i Festave” gjer më 7 janar

TIRANË, 4 janar/ATSH/- Festat kanë mbaruar, por fshati i festave do mirëpresë qytetarët gjer në 7 janar. Lajmin e ka dhënë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Festat kane mbaruar, por Fshati i Festave do rrijë gjer në 7 janar që vogëlushët të argëtohen tek pista e akullit e karuselët, gjer sa të fillojë shkolla! Por vishuni trashë kalamaja, se është pak ftohte”, shkruan Veliaj.

Sikurse edhe në kryeqytetet e Europës, bashkia e Tiranës ngriti në sheshin “Skënderbej” “Fshatin e Festave”, që u kthye shumë shpejt në një ambient festiv, ku qytetarët mund të kalojnë kohën e tyre dhe të argëtohen.

Çdo pasdite, me mijëra qytetarë sëbashku me familjet e tyre shijojnë aktivitetet e shumta që organizohen në shesh, por edhe lojërat për fëmijë apo produktet lokale. z.tosku/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.