Roskovec/ Në 2018-ën u rritën ndjeshëm investimet publike

TIRANË, 4 janar/ATSH/- Bashkia e Roskovecit me 4 njësitë administrative të saj në katër vitet e fundit ka pasur një sërë investimesh, në përmirësimin e urbanizimit kryesisht në infrastrukturën rrugore.

Në këto vite nuk kanë munguar as investimet në ujësjellës, investime në kanalizimet e ujrave të zeza, përmirësimet e dukshme në arsim, rikonstruksionet e realizuara në godinat e Qendrave Shëndetësore dhe ndërhyrjet në rrjetin e vaditjes dhe kullimit.

Bashkia e Roskovecit vitin 2018 e ka quajtur vit të solidaritetit, por dhe gjatë këtij viti të ri do të vazhdojë të punojë në përmirësimin e kushteve të familjeve në nevojë dhe personave me aftësi të kufizuar.

Këto kategori do të jenë në qendër të programeve të bashkisë Roskovec, për t’i integruar në shoqëri./k.s/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.