Agjencia Telegrafike Shqiptare

Pasuritë kulturore në të gjithë Shqipërinë vëzhgohen dhe mirëmbahen nga IMK

TIRANË, 3 janar /ATSH/ Pasuritë kulturore në të gjithë Shqipërinë vëzhgohen dhe mirëmbahen në mënyrë sistematike nga specialistët e Drejtorive Rajonale të Trashëgimisë Kulturore.

Instituti i Monumenteve të Kulturës, bën një përmbledhje të investimeve dhe punimeve të mirëmbajtjeve të realizuar përgjatë vitit 2018 nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Durrës.

Mirëmbajtja dhe promovimi i trashëgimisë sonë kulturore, është një mision i përbashkët për t’i përçuar këto pasuri në mënyrën e duhur tek brezat e ardhshëm./m.z/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version