TIRANË, 4 janar/ATSH/- Për shkak të uljes së temperaturave që ka përfshirë të gjithë vendin, situata në qarkun e Kukësit paraqitet e mirë dhe i vetmi problem paraqitet në zonën e Shishtavecit.
Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare tha se rrugët nacionale janë të kalueshme.
“Gjendja në rrugën nacionale është e kalueshme. Kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve kanë hedhur kripë për shkak të dëborës, ndërsa kalimi i automjeteve bëhet pa zinxhirë”, – tha Kaçana.
Probleme sipas tij, paraqesin rrugët rurale veçanërisht zona e Shishtavecit, ku trashësia e dëborës ka arritur 50 cm.
Kuçana tha se janë në gatishmëri për të shmangur çdo problematikë, për shkak të motit të keq. z.tosku/e.caushi/
