Agjencia Telegrafike Shqiptare

KINË – Pas SHBA-së, Kina lëshon bombën e saj gjigante

PEKIN, 4 janar /ATSH-AFP/ – Kina testoi bombën e saj më të fuqishme jobërthamore, sipas një medie shtetërore, që e quajti versioni kinez i “nënës së të gjitha bombave”, duke iu referuar bombës amerikane të lëshuar në Afganistan.

Prodhuesi shtetëror i armëve “Norinco” publikoi në faqen e tij në internet një video ku tregohet për disa sekonda lëshimi i një bombe.

Ajo bie në një lëndinë, para se të shkaktojë një fllusë gjigante zjarri dhe një shtullungë tymi të zi.

Në rrjetet sociale, agjencia zyrtare e lajmeve “Hsinhua” e përshkroi të mërkurën këtë pajisje, që paraqitej për herë të parë si “versioni kinez i nënës së të gjitha bombave”. /G.S/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version