Agjencia Telegrafike Shqiptare

BIOTEKNOLOGJI – Zbulohet spiuni perfekt, një virus i komanduar që vret bakteret

UASHINGTON, 4 janar /ATSH-ANSA/ – Një spiun e pazakontë përgjon komunikimin mes baktereve që e mbartin dhe sipas informacioneve që merr, vendos se cili është çasti më i mirë për t’i vrarë.

Ky është virusi VP882 i zbuluar nga Justin Silpe dhe Bonnie Bassler të “Princeton University”, që kanë arritur ta dominojnë duke e shndërruar në një vrasës me komandë.

Ky rezultat është publikuar në revistën shkencore “Cell” dhe mund të ketë aplikime të rëndësishme në fushën e mjekësisë, duke sjellë terapi më të efektshme kundër baktereve përgjegjëse për infeksionet, si kolera apo salmonela.

“Viruset kanë vetëm një zgjedhje për të bërë. Të qëndrojnë në bakter pa u vënë re ose ta vrasin për t’u përpjekur të infektojnë të tjerë”, shpjegon Bassler.

“Mundësia e dytë është edhe më e rrezikshmja, sepse nëse nuk ka mbartës të tjerë aty pranë virusi vdes. VP882 ka gjetur një mënyrë për të eliminuar këtë rrezik. Dëgjon sinjalet molekulare që tregojnë se bakteret ndodhen në grup duke rritur mundësitë e tij për të mbijetuar pasi ka vrarë mbartësin e tij. I shkëlqyer dhe i fshehtë në të njëjtën kohë”, thekson ai. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version