HAPËSIRË – Sonda kineze zbret në pjesën e fshehur të Hënës

PEKIN, 3 janar /ATSH-DPA/ – Sonda kineze ‘’Chang’e-4’’ ka zbritur me sukses në pjesën e fshehur të Hënës në orën 10:26 me orën lokale, theksuan mediat kineze.

Ky mision filloi më 7 dhjetor, ndërkohë që kjo është një arritje historike pasi deri tani kjo pjesë e satelitit të Tokës nuk ishte prekur nga askush.

Ambiciet hapësinore të Kinës përkuan me 50-vjetorin e uljes historike të ‘’Apollo11’’ me amerikanin Neil Armstrong, njeriu i parë që vizitoi Hënën./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.