Ulet në 8% tatimi mbi dividendin, impakt në rritjen e investimeve

TIRANË, 2 janar /ATSH/- Hyri në fuqi paketa fiskale 2019, që ulë tatimin mbi dividendin nga 15% në 8%.

Mbi 15 mijë kompani ose rreth 50 mijë individë investitorë të kapitalit janë përfituesit kryesorë të kësaj politike lehtësues, ndërsa pritet që kjo masë të jetë stimul për gjithë fitimet e akumuluara/ kapitalizuara nga vitet e kaluara, duke zbatuar edhe për ato shpërndarje normë tatimore 8%.

Ndryshimet të tjera në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” që kanë hyrë në fuqi në datën 1 janar 2019, janë : Ulja e barrës tatimore për rreth 15.400 punëmarrës, pasi pagat mbi 150 mijë lekë do të taksohen 23%, ndërsa aktualisht taksohen në këtë masë pagat mbi 130 mijë lekë.

8% do të jetë tatimi mbi dividendin, nga 15% që paguhet sot me paketën e re fiskale, ku pritet të ulë ngarkesën fiskale të investitorëve, duke nxitur alokimin më të shpejtë të kapitalit në ekonomi si dhe shtimin e konsumit

Si dhe dispozitë antishmangie për fitimet kapitale të jorezidentëve në lidhje me shitjen e kuotave të kompanive apo aktivet që ndodhen në Shqipëri. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.