Haradinaj pret sot zëvendëspresidentin e PE-së

PRISHTINE, 2 janar/ATSH/- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pret sot në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Ranier Wiland.

Sipas njoftimit për shtyp, ky takim mbahet në ndërtesën e Qeverisë.

Gjithashtu, është bërë e ditur se takimi i Haradinaj me Wiland do të nisë në orën 16:00. /kosovapress/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.