HAPËSIRË – Zbulohet një Supertokë vetëm 60 vite dritë larg

TORINO, 2 janar /ATSH-ANSA/ – Vetëm 60 vite dritë larg Tokës ndodhet një Supertokë, me një rreze sa dyfishi i planetit tonë dhe një masa 4,5 herë më të madhe.

Ky zbulim është publikuar në revistën “Astronomy & Astrophysics” dhe është arritur falë kërkimit ndërkombëtar të koordinuar nga Davide Gandolfi, i departamentit të Fizikës në Universitetin e Torinos.

SuperToka rrotullohet në gjashtë ditë rreth yllit të vetë “Pi greco Mensae” dhe quhet “Pi greco Mensae c”.

Për Gandolfi ky planet “është një minierë ari për studimin e atmosferave të botëve që vijnë rreth yjeve të tjera”.

Ambienti i tij nuk është i përshtatshëm për jetën, të paktën si ajo që kemi në Tokë, por zbulimi i tij i hap rrugën studimeve të ardhshme mbi vetitë e planetëve që vijnë rrotull yjeve të tjera. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.