Agjencia Telegrafike Shqiptare

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 02/01/2019

AZI-PAQËSOR

SINGAPOR – Fjalim i shefit britanik të diplomacisë, Jeremy Hunt mbi rolin e Britanisë së Madhe pas Brexit.

AMERIKË E VERIUT

OKB – Gjermania, Belgjika, Afrika e Jugut, Indonezia dhe Republika Dominikane hyjnë në Këshillin e Sigurimit në OKB si anëtarë të përkohshëm për dy vite.

UASHINGTON – Ministri i përkohshëm i Mbrojtjes, Patrick Shanahan merr funksione të plota duke zëvendësuar James Mattis, i cili ka dhënë dorëheqjen.

AMERIKË LATINE

HAVANA – 60-vjetori i marrjes së pushtetit nga Fidel Kastro në Kubë.

KARTAGJENË – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo për vizitë në Kolumbi nën kontekstin e tensioneve me Venezuelën. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version