SOFT NEWS – Shisha vetëm për… femrat!

BERLIN, 1 janar /ATSH-DPA/ – Një lokal ”shisha” në lagjen Kreuzberg të Berlinit po ndalon të gjithë burrat, pa përjashtim, madje edhe pronari i tij, Muhammed Armih, nuk lejohet në bar gjatë orarit të punës.

Në një lagje të Berlinit e njohur për popullsinë e saj të madhe arabe dhe turke dhe rrugët e mbushura me tym, shenja ‘’Lady Hookah’’ synon të krijojë një hapësirë ​​ku gratë mund të ulen dhe të pinë duhan pa u shqetësuar.

Pronari thotë se ai ishte i frymëzuar nga tre motrat e tij.

“Ato shpesh u ankuan se burrat i bezdisnin me vështrime kërkuan një vend ku mund të rrinin rehat mes  tyre”, thotë Armih.

”Të 60 vendet e barit janë rezervuar plotësisht në fundjavë. Shumë gra e bëjnë rezervimin e tyre një javë më parë”, thotë Bartan Shanay.

Ideja e ”Lady Hookah” tërheq jo vetëm për gratë myslimane, të cilët mund të heqin edhe shamitë e kokës.

“Gratë e shumë kombësive vijnë tek ne, gjithashtu gjermane dhe britanike,” thotë Armih./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.