SOFT NEWS – 84 vjeç dhe 8 kilometra çdo ditë më këmbë për të lexuar gazetën!

ANKARA, 1 janar /ATSH-AA/ – Ahmet Ali Demirel, 84-vjeçari nga qyteza Guce në provincën verilindore turke Giresun, çdo ditë përshkon më këmbë një rrugë prej 8 kilometrash për të lexuar gazetat.

Nga shtëpia e Demirelit, i cili është i apasionuar pas leximit, distanca deri te qoshku i gazetave në qendër të qytezës është katër kilometra.

Demirel, baba i gjashtë fëmijëve dhe gjysh i 32 nipërve dhe mbesave, çdo ditë del nga shtëpia në orët e mesditës dhe ecën një orë e gjysmë për të arritur në qendër.

Ai shfleton gazetat në qoshkun e vetëm në qytezën e vogël, ndërsa në prag të mbrëmjes, ai kthehet në shtëpi sërish më këmbë.

Demirel asnjëherë nuk ka hequr dorë nga ky mjet informimi./ /os/ a.jor.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.