Puka me një autombulancë të re, dhuratë nga humanisti norvegjez Haristad

TIRANË, 30 Dhjetor/ATSH/- Banorët e qytetit të Pukës do të kenë tashmë një autoambulancë të re, dhuratë e humanistit norvegjez, Ove Haristad.

Kjo autoambulancë 4×4, me parametra bashkëkohore i është dorëzuar nga Haristad dhe bashkëpuntorët e tij në Shqipëri, bashkëshortet Aleksandër dhe Vera Molla nga Kisha Ungjillore “Fjala e Jetës” Laç kryebashkiakut Gjon Gjonaj.

Kreu i bashkisë teksa falënderoi humanistin Haristad dhe bashkëshortët Molla, theksoi se “mjeti do i kalonte me të kryer procedurat Shërbimit Spitalor të Pukës”.

Ky mjet, tha Gjonaj, do të ndikojë në përmirësimin e transportit të rasteve urgjente në Pukë.

Ky është mjeti i dytë autoambulancë që i dhurohet Pukës nga Ove Haristad, i fondacionit “Samaritani i mirë”./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.