PHENIAN – Kim Jong Un: 2019 viti i takimeve më të shpeshta me homologun Moon Jae-in

PHENIAN, 30 dhjetor /ATSH-AFP/ – Lideri koreano-verior, Kim Jong Un premtoi në një letër të pazakontë drejtuar qeverisë koreano-veriore për takime më të shpeshta në 2019 me homologun Moon Jae-in për të diskutuar për denuklearizimin e gadishullit, njoftoi sot zyra e presidentit Moon.

‘’Në një letër drejtuar presidencës koreano-jugore me rastin e fundvitit, Kim Jong Un shprehu vullnetin e tij për takime më të shpeshta me Moon në 2019 për të promovuar paqen dhe zgjidhur sëbashku problemin e denuklearizimit të gadishullit’’, bëri të ditur një zëdhënës i presidencës koreano-jugore.

Lideri koreano-verior zhvilloi tre takime me homologun koreano-jugor në 2018. Dy herë në Panmunjom, qytezë kufitare midis dy shteteve, dhe një herë në Phenian, kryeqytetin koreano-verior./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.