Lezhë/ 74 milionë lekë për rikonstruksionin e shkollës në Balldren

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Bashkia e Lezhës ka filluar zbatimin e projektit për rikonstruksionin e plotë dhe rehabilitimin e ambienteve sportive të shkollës së mesme të bashkuar “Karl Gega”në Balldren.

Ky projekt i Bashkisë, me një vlerë përfundimtare të kontratës prej mbi 74 milionë lekë, do të zbatohet si rezultat i bashkëfinancimit midis Bashkisë Lezhë në masën 30 % dhe Fondit të Zhvillimit të Rajoneve.

Në të gjitha projektet për ndërtimin apo rikonstruksionin e institucioneve arsimore, Bashkia Lezhë ka marrë përsipër bashkëfinancimin në masën 30% të vlerës totale.

Duke i konsideruar investimet në arsim prioritet, Bashkia e Lezhës thekson nevojën e një infrastrukture bashkëkohore.

/m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.