Bushati: Solidariteti njerëzor i duhet shoqërisë tonë

TIRANË, 30 Dhjetor/ATSH/- Vogëlushja Lazime, që kaloi nga institucioni i përkujdesit social në familje kujdestare shkodrane, sot iu bashkua gjirit të familjes në Tiranë.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, u takua me Lazimen për festat e fundvitit në Shkodër, në familjen kujdestare shkodrane.

“Lazimen e vogël e takova për festat e fundvitit në Shkodër. Ajo do t’i bashkohet familjes së saj biologjike. Vogëlushja që kaloi nga institucioni i përkujdesit social në familje kujdestare shkodrane, sot i bashkohet gjirit të familjes në Tiranë.  Mirënjohje pafund për Nikolinën dhe familjen Krraba që hapi dyert e shtëpisë për Lazimen, e rriti me dashuri dhe edukoi me vlera. Shembuj të tillë solidariteti njerëzor i duhen shoqërisë tonë”, shprehet Bushati./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.