Paga minimale,Tatimet: Si përllogaritet kontributi i sigurimeve shoqërore

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/- Vetëm pak ditë më parë u miratua vendimi për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi 26 000 lekë. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) bën të ditur se, nga data e hyrjes në fuqi të vendimit, kontributi i sigurimeve shoqërore llogaritet dhe paguhet mbi pagën bruto në kufijtë e pagës minimale në shkallë vendi.

Sipas DPT, paga maksimale pёr efekt tё kontributeve shoqërore indeksohet nё tё njëjtën kohё dhe nё atё masё qё indeksohet edhe paga minimale nё shkallё vendi. Paga minimale është rritur me rreth 8.3% (nga 24,000 në 26,000 lekë), kjo nënkupton që edhe paga maksimale do të rritet me rreth 8.3%, duke shkuar në 114,670 lekë, nga 105,850 lekë që ishte më parë, me një rritje prej 8,820 lekë.

Më tej, Administrata Tatimore sqaron tatimpaguesit se paga mujore bruto, pёr efekt tё llogaritjes sё kontributeve tё sigurimeve shoqёrore, do tё jetё si mё poshtё vijon:

  • Jo mё pak sesa paga minimale mujore, e barabartё me 26,000 lekё dhe deri nё 114,670 lekё, pёr personat e punёsuar
  • Jo mё pak sesa paga minimale mujore, e barabartё me 26,000 lekё dhe sipas përcaktimit tё vetё personit, deri nё 114,670 lekё, pёr personat e vetёpunёsuar
  • E barabartё me pagёn minimale mujore prej 26,000 lekё, pёr punonjёsit e papaguar tё familjes me tё cilёt i vetёpunёsuari punon dhe bashkёjeton ligjёrisht

Po ashtu, sipas DPT paga minimale nё shkallё vendi prej 26 000 lekё e lart shёrben edhe pёr llogaritjen dhe pagimin e kontributeve tё detyrueshme tё sigurimit shёndetёsor.

Kontributi i sigurimeve shoqërore llogaritet dhe paguhet mbi pagën bruto në kufijtë e pagës minimale në shkallë vendi dhe paga maksimale indeksohet në të njëjtën kohë dhe në atë masë që indeksohet paga minimale në shkallë vendi. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.