Investimet direkte financuan 129,4% të deficitit

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/- Investimet direkte përbëjnë një fluks valutor hyrës të
rëndësishëm në financimin e deficitit korrent të vendit tonë.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në tremujorin e tretë të vitit 2018, flukset neto të investimeve direkte financuan rreth 129.4% të deficitit të regjistruar korrent.
Ky raport ishte 41,1% më i lartë se i njëjti tremujor i një viti më parë, por 47,0 % më i ulët krahasuar me tremujorin e mëparshëm, citon BSH-së. e.xh/j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.