Banka Qendrore ndërhyn në tregun e parasë

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/- Në tremujorin e tretë të vitit 2018, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë (BSh) në tregun e parasë u realizuan nëpërmjet operacioneve në tregun e hapur për injektim likuiditeti.

Në funksion të administrimit të mungesës së likuiditetit në sistemin bankar, si dhe të madhësisë së portofolit të titujve të Bankës së Shqipërisë janë kryer edhe veprime në tregun sekondar të titujve.

Injektimi mesatar ditor, nëpërmjet operacioneve injektuese të likuiditetit, gjatë 3-mujorit të tretë, ka qenë 37.24 miliardë lekë, me një rënie nga mesatarja prej rreth 40.19 miliardë lekë në pjesën e parë të vitit.

Shuma e injektuar është luhatur nga një minimum prej 28 miliardë lekë në fillim të muajit korrik, në rreth 46 miliardë lekë në fund të muajit shtator 2018. e.xh/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.