Thaçi viziton familjen Rugova, i uron për Ushtrinë

PRISHTINË, 28 dhjetor /ATSH/ – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, vizitoi familjen e ish- Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

I pari i shtetit, tha se arsyeja e vizitës është urimi për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Presidenti tha se trashëgimia shtetformuese e Presidentit Rugova ka qenë dhe është shumë e rëndësishme për Kosovën.

“Ishte një moment i veçantë për të takuar gjithë anëtarët e familjes Rugova, për t’i uruar themelimin e ushtrisë së Kosovës dhe festat e fundvitit dhe falënderuar për trashëgiminë shtetformuese të Presidentit Rugova për Kosovën”, përfundoi ai.

Bashkë me Thaçin ishin edhe dy zëvendëskryeministrat, Behgjet Pacolli dhe Dardan Gashi. /KosovaPress//e.malaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.