“PSG” duhet të shesë Neymar ose Mbape

TIRANË, 28 dhjetor /ATSH/ – “PSG” mund të shesë një nga yjet e skuadrës për shkak të problemeve financiare kundrejt UEFA-s.

Klubi kryeqytetas nuk ka shmangur dot problemet me UEFA-n, për shkak të shumave të majme që ka shpenzuar në merkato.

Shtohen zërat se “Parisit” i duhet të shesë një prej yjeve të ekipit. Dhe të sakrifikuarit mendohet të jenë Kilian Mbape ose Nejmar. Interes të lartë ka për dy lojtarët e Al Khelaifit, që iu desh të shpenzonte shumë për t’i sjellë në “Parc de Princ”.

Për brazilianin është i interesuar Perez, i cili e kërkonte edhe në kohën kur ai luante të “Santos” në Brazil. Por, edhe “Juventus” është vënë në ndjekje të kampionit të botës, Mbape.

Andrea Anjeli, ka thënë për “Tuttosport”, se ai do të bëjë një blerje si ajo e Kristianos, por vetëm më të ri në moshë. “Zonja e Vjetër” është duke e monitoruar rastin e “PSG-së” dhe është e gatshme të ndërhyjë në kohën e duhur për të “rrëmbyer’’ talentin 20-vjeçar. /o.l/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.