LONDËR, 28 dhjetor /ATSH-ANSA/- Kreu i policisë së Londrës, Cressida Dick thotë se Brexit mund të ketë efekte negative në sigurinë publike.
Dick shpjegoi se policia do të ketë më shumë vështirësi në qasjen në bazat e të dhënave aktuale dhe do të ketë nevojë për procedura të reja, të tilla si për të arrestuar dhe ekstraduar të huajt më vonë sesa kur ishte anëtare e BE.
”Do të ishte shumë e vështirë të arrijmë ne kohë të shkurtër nëse do të arrihet një Brexit pa marrëveshje”, deklaroi Dick./ /os/ a.jor.