Investimet në rrjet, OSHEE remont të planifikuar në Durrës

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ – Ditën e shtunë në datën 29 dhjetor, disa zona të qytetit të Durrësit do të mbeten pa energji elektrike për shkak të punimeve të planifikuara nga OSHEE.

OSHEE bën me dije se nga punimet që do të kryhen në nënstacionin 110/20/6kV Golem, gjatë intervalit kohor 04:00-06:00 do të ketë kufizime energjie në disa zona: Golem, bizneset “Viena”, “Miami beach”, Shkëmbi i Kavajës, Kompleksi “Xixa”.

Për të përmirësuar cilësinë e rrjetit si dhe për të shmangur humbjet, OSHEE është duke kryer një sërë remontesh të planifikuara. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.