Depozitat në lekë zënë 46% të totalit të kursimeve

TIRANË, 28 dhjetor /ATSH/- Në fund të muajit nëntor 2018, depozitat në lekë zunë 46% të totalit të kursimeve, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Që prej mesit të vitit 2011, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një politikë lehtësuese monetare, e cila është shoqëruar me ulje të normës së interesit të kursimeve në lekë, që kanë zbritur nga 5% në më pak se 1% aktualisht, me qëllim nxitjen e investimeve.

Në këtë kontekst, normat e ulëta të interesit kanë dekurajuar depozituesit për të shtuar  kursimet e tyre, por për t’i adresuar ato në investime, ose në vendosjen e depozitave afatgjatë, ku normat e interesit për kursime 60-mujore (5-vjeçare), shënojnë 3,37%. Për kursimet trevjeçare përfitimi vjetor është 2,65%.

BSH ka publikuar norma e interesit të depozitave për muaj dhjetor 2018:

Normat e interesit të Bankës së Shqipërisë
Marrëveshje riblerje njëjavore (Repo)
Marrëveshje riblerje njëjavore Norma bazë 1.00 %
Normat e interesit të depozitave
Depozita njëditore 0.10 %
Normat e interesit të kredive
Kredia njëditore 1.90 %
Interesi i remunerimit të rezervës së detyrueshme
Në lekë 70% e normës bazë të Bankë së Shqipërisë 0.88 %
Në euro I barabartë me depozitën njëditore të BQE -0.40 %
Në usd 0.00 %
Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID ‘Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave’
o/n njëditor 0.74 %
1W njëjavor 0.75 %
1M 1-mujor 0.81 %
3M 3-mujor 0.86 %
6M 6-mujor 0.92 %
12M 12-mujor 1.02 %
TRIBOR ‘Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave’
o/n njëditor 1.21 %
1W njëjavor 1.24 %
1M 1-mujor 1.30 %
3M 3-mujor 1.46 %
6M 6-mujor 1.58 %
12M 12-mujor 1.76 %

e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.