Volumi i mallrave të transportuar me rrugë ajrore u rrit me 9,5% në nëntor

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/- Në muajin nëntor 2018, volumi i mallrave të transportuar me rrugë ajrore arriti në 208 tonë duke u rritur 9,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Instituti i Statistikave INSTAT, bëri të ditur sot se në njëmbëdhjetëmujorin 2018, me rrugë ajër janë transportuar 2014 tonë mallra, shifër kjo 1,6%, më e ulët se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Ndërsa numri i fluturimeve të kryera, në nëntor 2018, është 1780 duke shënuar një ulje me 5,8%, ndaj nëntor 2017.

Në 11-mujorin 2018, janë kryer 23.532 fluturime, duke u rritur me 5,1%, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë. /e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.