UASHINGTON – Vizitë surprizë e Trump në Irak, e para në një zonë në konflikt

UASHINGTON, 27 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump vajti në Irak për një vizitë surprizë disa orëshe për të takuar ushtarët amerikanë dhe që të përfitojë nga kjo zhvendosje në zonë konflikti që prej zgjedhjes së tij para dy vitesh për të justifikuar vendimin e tij për të tërhequr trupat amerikane nga Siria.

“SHBA-ja nuk mund të vazhdojë të jetë xhandari i botës. Është e padrejtë kur barra është e gjitha mbi ne”, deklaroi ai dje në bazën ajrore të “Al Assad”, rreth 160 kilometra në perëndim të Bagdadit, ku mbërriti bashkë me bashkëshorten e tij Melanian.

Sipas një mesazhi në “Twitter” të Sarah Sanders, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, “qëllimi i udhëtimit ishte që t’i bënte një vizitë trupave amerikane për t’i falënderuar për angazhimin e tyre, suksesin dhe sakrificën e tyre dhe që t’i uronte për Krishtlindje”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.